Në Viti para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme Shpaloset Programi Nacional për Rininë

Gjilani

Në Viti para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme Shpaloset Programi Nacional për Rininë

Nga: Aziz Zuka Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:43
Pamje nga takimi me drejtorët e shkollave në Viti

Takimin e parë Koordinatori Rexhep Hoti sot e zhvilloi me drejtorët e shkollave Komunës së Vitisë, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri si dhe Drejtoresha Komunale e Arsimit Fatbardha Emini.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, sot ka nisur takimet me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta si dhe atyre të mesme të larta në nivel vendi për shpalosjen e Programit Nacional për Rininë.

Takimin e parë Hoti sot e zhvilloi me drejtorët e shkollave Komunës së Vitisë, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri si dhe Drejtoresha Komunale e Arsimit Fatbardha Emini.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Koordinatori Hoti.Drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke thënë se do të punojnë në implementimin sa më të mirë të tij.

Po ashtu, Koordinatori Hoti u prit në takim edhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili pas nënshkrimit të memorandumit, ritheksoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim.Takimet me drejtorë të shkollave do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.Aziz Zuka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat