Policia e zbulon shkaktarin e aksidentit të frikshëm të Woods

Golf

Policia e zbulon shkaktarin e aksidentit të frikshëm të Woods

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:25
Policia e zbulon shkaktarin e aksidentit të frikshëm të Woods

Policia e ka zbuluar shkaktarin e aksidentit të legjendës së golfit, Tiger Woods, por hollësitë e tij do t’i bëjë publike vetëm pasi 15 herë kampioni amerikan të japë leje.

Shkaktari është gjetur dhe hetimi është kryer, ka thënë policia në Los Angeles.

Legjenda e golfit, 45 vjeç, u desh të operohej pasi pësoi thyerje në të dy këmbët dhe e copëtoi nyjën e këmbës në aksident.

Fituesi i 15 titujve të kampionit në golf u dërgua në spitalin Cedar-Siani për t’u operua më 27 shkurt. Ai u lirua një muaj më vonë.

“Ne e kemi përmbajtjen e kutisë së zezë, çdo gjë është kompletuar, nënshkruar, vulosur dhe dërguar”, tha shefi i policisë në Los Angeles, Alex Villanueva.

“Por ne nuk mund ta bëjmë publik shkaktarin pa lejen e njerëzve të përfshirë në aksident”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat