Azer Bislimaj pritet nga KOK-ut

Golf

Azer Bislimaj pritet nga KOK-ut

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:35
Azer Bislimaj është pritur nga KOK-ut

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot kampionin e Kosovës në golf, Azer Bislimaj, i cili shoqërohej nga kryetari i Federatës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, dhe drejtues të tjerë të federatës.

Bislimaj është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa jeton dhe vepron në Gjermani, ndërsa prej vitit 2019 ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në golf.

Ai ishte bërë kampion në Kampionatin e Kosovës të mbajtur në muajin e kaluar në Ostrigen të Gjermanisë.

Krasniqi, duke përgëzuar Bislimajn për suksesin, i ka uruar fat dhe suksese edhe në përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare, derisa i ka ofruar përkrahjen e KOK-ut.

Edhe Bislimaj ka theksuar se do të përfaqësojë në mënyrën më të mirë Kosovën, si dhe do të kontribuojë në masivizimin e këtij sporti në vendin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat