Me ardhjen e mërgimtarëve, do të hapen parkingjet e shkollave në Gostivar

Gostivari

Me ardhjen e mërgimtarëve, do të hapen parkingjet e shkollave në Gostivar

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:11
Foto Ilustrim

Autoritet lokale në Gostivar kanë paralajmëruar hapje të parkingjeve të shkollave fillore dhe të mesme.

Prej atje thonë se kjo do të bëhet pasi me ardhjen e mërgimtarëve, kapacitetet për parking në qytet, nuk janë të mjaftueshme.

“Pasi kapacitetet e parkingjeve në Gostivar nuk i përmbushin nevojat gjatë kohës së qëndrimit të mërgimtarëve në vend, sikurse dy vitet e kaluara, shkollat fillore dhe të mesme komunale do t’i hapin dyert dhe do të mundësojnë që hapësirat e tyre për parking të shfrytëzohen pa pagesë. Kjo bëhet me qëllim që të sigurojmë kushte më të mira për bashkatdhetarët tanë gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni”, thuhet në njoftim.

Komuna e Gostivarit apelon tek shoferët që gjatë qëndrimit të mërgimtarëve, ta zvogëlojnë lëvizjen e tyre me makina në pjesën qendrore të qytetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat