Taravari priti “Shkencëtarin e vitit”, Kimet Jusufi

Gostivari

Taravari priti “Shkencëtarin e vitit”, Kimet Jusufi

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:59
Foto gjatë takimit

Kryetari i Komunës së Gostivar, Arben Taravari sot priti Kimet Jusufin, fizicienti nga Gostivari i cili u shpall “Shkencëtar i vitit”.

” Kimeti është krenaria e kombit dhe qytetit tonë. Uroj shumë të rinj ta ndjekin rrugën e tij, pasi ai është roll-model dhe motiv për gjithsecilin”, shkruan Taravari.

Taravari shkruan se gjatë takimit është biseduar edhe për ndonjë projekt inovativ që Kimet Jusufi mund ta zhvillojë së bashku me pushtetin lokal në Gostivar.

“Më vjen keq që Gjimnazi i qytetit tonë nuk e ka në mesin e mësimdhënësve të vet, pro nga ana tjetër me angazhimin e tij në UT, përfitimi është edhe më i madh”, shkruan Taravari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat