Gostivar, janë arrestuar pesë persona akuzohen për vjedhje të rëndë

Gostivari

Gostivar, janë arrestuar pesë persona akuzohen për vjedhje të rëndë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Gostivar, ka zbardhur vjedhjen e rëndë e cila ishte kryer më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar nga një bankomat, të vendosur në një shitore në Gostivar dhe deri në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, ndërkaq ka ngritur padi penale kundër pesë personave.

Bëhet fjalë për personat M.A. (32) dhe  R.R. (33) nga Svillarja e Poshtme e Shkupit, N.R. (47) dhe A.B. (36) nga Haraqina e Shkupit dhe 24-vjeçari M.K. nga Republika e Shqipërisë.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme njoftuan se dy personat N.R dhe A.B.  këtë mëngjes janë privuar nga liria, kurse personi R.R.  po mbahet në paraburgim për një vepër tjetër penale. 

Të pandehurit dyshohet se kanë vjedhë një milion e 800 mijë denarë nga një bankomat duke përdorur forcën dhe pasdite me parashtresë adekuate janë dërguar para gjyqtarit, në një procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat