Humb jetën një punëtor në Dobërdoll të Gostivarit

Gostivari

Humb jetën një punëtor në Dobërdoll të Gostivarit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, punëtori 56 vjeçar nga fshati Gradec duke punuar në në rikonstruktimin e një shtëpie në Dobërdoll ka humbur jetën. Ai është rrëzuar nga pjesa e lartë e shtëpisë, ndërsa rasti është i paraqitur te Ndihma e Shpejtë.

“Më 21.05 në ora 20:15 në Stacion policor në Gostivar nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se në fshatin Dobërdoll, në shtëpinë në pronësi të Q.S (56), është konstatuar vdekja e R.A (56) nga fshati Gradec”, thonë nga policia.

Ata sqarojnë se sipas denoncimit, ai gjatë kryerjes së punëve është rrëzuar nga lart.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është çuar për autopsi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat