99 raste të reja më Covid-19 në Gostivar

Gostivari

99 raste të reja më Covid-19 në Gostivar

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Gostivari po i afrohet numrit prej njëqind rasteve të reja me Kovid-19 me çka numri i rasteve aktive është afër pesëqind.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin me tre komuna si të shëruar janë regjistruar dy persona, ndërsa në 24 orët e fundit është lajmëruar vetëm një viktimë (57 vj.)

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja në Gostivar e të infektuarve është 5 683, ku madje 467 janë raste aktive.

Sipas vlerësimeve të mjekëve, gjendja me valën e katërt të koronavirusit në Gostivar po përkeqësohet. Ditëve të fundit rritet edhe numri i pacientëve të cilëve ju nevojitet trajtim spitalor. Pjesa më e madhe e pacientëve të hospitalizuar kanë pasqyrë serioze klinike dhe po marrin mbështetje të oksigjenit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat