Deri tani në Gostivar janë regjistruar mbi 25 mijë qytetarë

Gostivari

Deri tani në Gostivar janë regjistruar mbi 25 mijë qytetarë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Që kur nisi regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, në Gostivari deri tani janë regjistruar mbi 25 mijë qytetarë, 7000 amvisëri dhe 9.000 objekte banimi.

Zyrap Ademi, instruktor rajonal nga ESHS u shpreh i kënaqur nga mbarëvajtjen e procesit deri tani.

“Pas problemve teknike që i kishim ne aplikacionin për dy ditë dhe deri sot kemi arritur të regjistrojmë mbi 25 mijë qytetarë nga Gostivari”, tha Ademi duke thënë se mesatarisht në ditë regjistrohen rreth 3.500 persona.

Ai po ashtu theksoi se në Gostivar nuk ka bojkotim të regjistrimit dhe se nuk ka pasur probleme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat