Një person në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse

Gostivari

Një person në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike njofton se është parashtruar propozim për dënim me para ndaj një banori të Gostivarit.

I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 në Kodin Penal.

“I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores që i është lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit.

Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat