Aksident në Gostivar, lëndohen tre persona

Gostivari

Aksident në Gostivar, lëndohen tre persona

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se mbrëmë (20-dhjetor) gjysmë ore pas mesnate në SPB- Tetovë është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në lagjen Mllaki të Gostivarit, në të cilin është përfshirë vetura “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 25-vjeçari S.S. nga Reçani i Gostivarit.

Ai ka goditur dy automjete ngarkuese të parkuara “Ford”; dhe “Fiat” me targa të Gostivarit.

“Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri nga vetura “Mercedes” I.B. (23) nga Gostivari, ndërsa dy pasagjerët e tjerë F.Sh. (20) dhe L.I. (21) nga Zvicra, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad””, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi policorë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat