Trajnerja që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës

Hendboll

Trajnerja që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:54
Vlora Jashari

Trajnerja që i dha shkëlqim Superligës së Kosovës, gjithsesi është Vlora Jashari e cila ka drejtuar me pedanteri Kastriotin e Ferizajt, duke e radhitur në mesin e katër skuadrave më të mira dhe është në konkurrencë edhe për titullin e kampiones.

Kastrioti përfundoi në vend të katërt me 13 pikë, tri me pak se kampionia vjeshtore Istogu dhe se vendi i dytë Vushtrria, ndërsa ka po aq pikë sa pozita e tretë, Shqiponja.

Vlora kur e mori ekipin shumëkush nuk ia kishte besën, disa mendonin se do ta fus në një rrugë pa dalje ose edhe në kaos, por ajo me punën e saj, me disiplinën bëri një ekip për merak dhe që mori komplimente edhe nga shumë njohës të lojës së hendbollit.

Vlora ka një ekip me lojtare të përziera, me përvojë dhe të reja, që dhanë maksimumin dhe me pak kushte më të mira në pranverë, lehtë mund të jenë afër titullit dhe trofeut të Kupës së Kosovës.  Karakteristikë e Vlorës ka qenë si asnjëherë, nuk ka dhënë fjalë të mëdha, por gjithnjë ka qenë e heshtur dhe ka varguar rezultatet njëra pas tjetrës. Trajnerja që i dha shkëlqim Superligës në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat