Istogu në qiellin e shtatë, spanjollët i pajisin me...

Hendboll

Istogu në qiellin e shtatë, spanjollët i pajisin me...

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:57
Klubi i hendbollit Istogu

Klubi i hendbollit Istogu është në qiellin e shtatë, arritën të pajisen me viza spanjolle dhe të shtunën e fundjavës (18.30) dhe të dielën (11.00) do të luajnë me skuadrën spanjolle Rincon Fertility Malaga, ndeshje e vlefshme për të tetën e finales së Challenge Cup në hendboll (femrat). “KHF Istogu është pajisur më viza hyrëse për në Spanjë.

Image

Pajisja me vizë e Albina Rugovës

KHF Istogu gjatë ditës do të njoftoj për orarin e nisjes, për përgatitjet që janë bërë e po ashtu në mënyrë grafike do t'i paraqet edhe institucionet, bizneset, qytetarët dhe bashkudhëtaret që e ndihmuan financiarisht KHF Istogun që të udhëtoj për në Spanjë të cilëve ju jemi shumë mirënjohës”, bëhet e ditur nga KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat