Trajneri shqiptar me ekip në krye të tabelës në Austri

Hendboll

Trajneri shqiptar me ekip në krye të tabelës në Austri

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:40
Ibish Thaqi

Trajneri nga Kosova, Ibish Thaçi, po bën bujë në elitën e hendbollit austriak (meshkujt). Ai e drejton me sukses të madh ekipin UHK Krems dhe prinë në renditjen e kampionatit.

Image

Synimet e Thaqit me ekip janë të fitojnë titullin e kampionit.  Thaqi me ekipin e tij po tregojnë lojëra gjithnjë e më të mira dhe po kënaqin edhe dashamirët e lojës, sidomos tifozët e kësaj skuadre. Ish lojtari i kombëtares austriake, vitin e kaluar e ka zënë vendin e tretë me këtë ekip, ndërsa siç merret vesh tani është në kontakte me disa kombëtare.  

Image

Ai edhe Jasmin Zhuta në Suedi janë të vetmit nga shqiptarët që udhëheqin skuadrat elite. Ky është një sukses i madh për shqiptarët.

Ndërkaq të tjerët janë trajnerë që punojnë në ligat 4-5 të shteteve perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat