Derbi i madh në Ferizaj, a ka premia për lojtarë?

Hendboll

Derbi i madh në Ferizaj, a ka premia për lojtarë?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 12:24
Derbi i madh në Ferizaj, a ka premia për lojtarë?

E tërë vëmendja është në Ferizaj, ku ndeshen dy skuadrat me të forta të elitës së hendbollit (meshkujt), lideri Kastrioti i Ferizajt dhe kampioni në fuqi Besa Famgas nga Peja. Presioni është rritur ndjeshëm te dyja skuadrat, sepse luftohet se cila do të ketë primatin në vazhdim të kampionatit. Pas 15 javëve, Kastrioti udhëheq me 28 pikë sa ka edhe Besa në pozitën e dytë, por gjithnjë në presion të Prishtinës që renditet më vend të tretë me 26.  

Flitet se Kastrioti iu ka premtuar premia lojtarëve, madje e kanë mbështetjen edhe të Komunës së Ferizajt, ndërsa te Besa raportohet se ka premia, por nuk jepen të dhënat. Te ferizajaset merret vesh se nëse fitojnë mund të marrin premia lojtarët mjaft të mira. Raportohet edhe për premia deri 100 ose 200 euro, por askush nga klubet se thotë zyrtarisht.  Burimet jozyrtare thonë, se si te Kastrioti dhe si te Besa, janë në gjendje edhe tërë buxhetin ta shkrijnë, vetëm për ta mundur njëra – tjetrën. Luftë për vend të parë gjithsesi, por edhe për krenari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat