Kastrioti e fitoi spektaklin e hendbollit në Ferizaj - Bota Sot
Kastrioti e fitoi spektaklin e hendbollit në Ferizaj

Hendboll

Kastrioti e fitoi spektaklin e hendbollit në Ferizaj

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 16:28
Kastrioti

Kastrioti e ka fituar derbin e xhiros së 16-të dhe të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti kampionin aktual, Besa Famgas me rezultat 20:17. Ndeshja e ka arsyetuar epitetin e derbit të madh. Në një atmosferë të mirë sportive, para afro 1500 shikuesve, vendasit kanë arritur fitoren e vlefshme, njofton FHK, transmeton Insporti

Ndeshja ishte shumë e fortë, e hapur deri në fund, ndërsa lojtarët dhanë më të mirën e momentit për të bërë paraqitje që i bënë nder skuadrave të tyre por edhe hendbollit kosovar në përgjithësi.

Me fitore, Kastrioti është shkëputur në vendin e parë me 30 pikë. Besa mbetet e dyta me 28 pikë, por deri në fund të kampionatit ka edhe përballje tjera mes këtyre dy skuadrave, por edhe me skuadrat tjera dhe gara për titull mbetet e hapur.

Skuadrat kanë dhënë shumë sidomos në repartin defanziv, ndërsa te Kastrioti është dalluar portieri A. Curri, që ka bërë shumë pritje. Curri ka kaluar te Kastrioti në afatin e janarit dhe në derbi doli si përforcim mëse i qëlluar.

Kontribut shumë të madh në fitore ka dhënë edhe beku dhe lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2018, D. Terziqi. Ai ka shënuar plot 11 gola, ndërsa në momentet e fundit ishte i pandalshëm me gola e asistime për bashkëlojtarët. Edhe gjithë të tjerët kanë dhënë kontribut në fitoren e Kastriotit.

Besa në anën tjetër, ka pasur momentet e mira në ndeshje dhe ka dominuar në periudha të caktuara. Por paraqitja e pejanëve nuk ishte e mjaftueshme për fitore këtë herë. Kështu rezultati në përballjet direkte mes Kastriotit e Besës është 1:1, pasi pejanët kishin fituar në vjeshtë ndeshjen e luajtur në shtëpi. Ajo ishte humbja e vetme për Kastriotin, derisa Besa një disfatë e ka edhe nga Prishtina.

Besa e hapi më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë ishte thuajse vazhdimisht në epërsi të lehtë. Vetëm në fund vendasit shënuan për epërsinë e parë, 8:7.

Numri i golave dëshmon për paraqitjen e skuadrave me koncentrim në mbrojtje. Deri në minutën e 50-të rezultati ishte poashtu i ngushtë, ndërsa në minutën e 52-të Kastrioti u shkëput në dy gola, 16:14. Vetëm në minutat e fundit epërsia u ngrit në tri gola, 19:16 e në fund 20:17. Te Besa më efikasët ishin E. Gjuka e A. Kukrika me nga katër gola.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së 16-të. Drenica fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultatin bindës, 29:21, kurse Zhegra fitoi ndaj Samadrexhës në Vushtrri me 32:28. Të dielen (14:30) është ndeshja Prishtina – Vushtrria, që përmbyll javën e 16-të.

aqi, Haxhijaj 6, Haxhiu 1, Zariqi 1, Qorri 1, Klinaku 9, Muqolli, Lladrovci, Hasani 3

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...