Ndërron jetë trajneri i Kosovës, dikur luante për Trepçën - Bota Sot
Ndërron jetë trajneri i Kosovës, dikur luante për Trepçën

Hendboll

Ndërron jetë trajneri i Kosovës, dikur luante për Trepçën

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 13:15
Ndërron jetë trajneri i Kosovës, dikur luante për Trepçën

Të mërkurën ka ndërruar jetë Hilmi Xhaferi, njeriu që për dekada të tëra ishte pjesë e hendbollit kosovar. Xhaferi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën (sot) nga ora 16:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Xhaferi ka nisur karrierën si hendbollist në klubin mitrovicas Trepça, në vitin 1968. Ka luajtur për klubin e qytetit të lindjes në një gjeneratë me Xhelal Vitakun, Ibrahim Zhilivodën e emra të tjerë të respektuar. I ndjeri Xhaferi ka luajtur për kohë të gjatë te Trepça e më pas karrierë si hendbollist ka bërë edhe te Ramiz Sadiku dhe te Kosova e Vushtrrisë.

Kontributin për hendbollin më pas e ka vazhduar si aktivist i këtij sporti. Kështu në vitet nëntëdhjeta, pas pavarësimit të sportit kosovar, ishte kryetar i klubit Trepça. Këtë post e ka mbatur për shumë vite dhe ka dhënë kontribut të çmueshëm. Më pas ishte drejtues te Prishtina dhe trajner për shumë vite te Kosova e  Vushtrrisë (femrat). Skuadrën nga Vushtrria e ka udhëhequr drejt shumë sukseseve, ndërsa është shpallur një vit edhe trajneri më i mirë i vitit.

Kontributi i Hilmi Xhaferit do të kujtohet gjatë në të gjitha mjediset ku ka vepruar ai. Me ndarjen nga jeta të Xhaferit, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe hendbolli të Kosovës në përgjithësi kanë mbetur pa një figurë të respektuar.

Presidenti i Federatës tonë, Eugen Saraçini, në emër të komunitetit të hendbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...