Istogu e Vushtrria fillojnë me fitore bindëse - Bota Sot
Istogu e Vushtrria fillojnë me fitore bindëse

Hendboll

Istogu e Vushtrria fillojnë me fitore bindëse

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:11
Istogu e Vushtrria fillojnë me fitore bindëse

Istogu e Vushtrria e kanë filluar me fitore bindëse stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Deçan fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 40:16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 në të mirë të istogaseve. Kapitenja A. Rugova udhëhoqi Istogun drejt fitores së thellë duke shënuar 14 gola. 11 gola i shënoi P. Ferataj. Te Jusuf Gërvalla tri lojtare shënuan nga katër gola. 
Istogu mbetet i pari me 18 pikë nga 10 ndeshje. Numër të njëjtë të pikëve ka edhe Vushtrria që renditet e dyta. Jusuf Gërvalla është në vend të tetë me katër pikë.
Po të shtunën në javën e dhjetë, Vushtrria e mposhti Vjosën me rezultat 41:12. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:3 për vushtrriaset. K. Avdiu me 10 gola, D. Kasumi me 9 dhe K. Paci me 8 ishin më efikaset te Vushtrria. L. Çukovci udhëhoqi Vjosën me 7 gola. Vjosa është e fundit dhe në kërkim të pikës së parë. 
Ndeshja Kastrioti – Samadrexha nuk u zhvillua, pasi lojtaret seniore të Samadrexhës nuk u paraqitën në fushën e lojës.
Të dielen janë ndeshjet Drita – Shqiponja (13:30) dhe Prishtina – Vëllaznimi (14:30).

Jusuf Gervalla – Istogu 16:40 (7:22)
Jusuf Gervalla: Tolaj 4, Berisha, N. Çekaj 4, Haxhosaj, Gecaj 1, K. Shala 2, A. Shala, Imeraj 1, Çufaj 4, J. Shala, Çekaj
Istogu: F. Rexhaj 4, V. Rexhaj 1, Ferataj 11, Shatri 2, Ujkiq 4, Ahmetxhekaj, Berisha, Halitaj 4, Rugova 14, Shehdadi.

Vushtrria – Vjosa 41:12 (21:3)
Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 10, Zymberi 5, Preniqi 2, Mehmeti, Kelmendi 3, Rrahmani 3, Selaci, Kasumi 9, Tahiri 1, Paci 8.
Vjosa: Behluli, Hasani, Imeri, Rama, V. Imeri 3, Hoxha 1, Salihi, B. Hasani 1, Feka, Çukovci 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...