Ethet e Superligës A - Bota Sot
Ethet e Superligës A

Hendboll

Ethet e Superligës A

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit në fundjavën e kaluar, të mërkurën (sot) fillon gara në Superligën A për hendbollistë, ku gjashtë skuadrat e para luajnë mes vete. Në Superligën A zhvillohen edhe 10 xhiro tjera e më pas katër skuadrat e para luajnë edhe në plejof. Skuadrat i bartin pikët nga pjesa e rregullt e kampionatit.

Në ndeshjet e xhiros së 19-të ekipet vendase llogariten favorite të mëdha.  Në ndeshjen e parë të së mërkurës, kampioni aktual, Besa Famgas e pret Vëllaznimin e Gjakovës. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00. Besa është e dyta me 32 pikë, kurse Vëllaznimi i pesti me 16 pikë.

Në ora 19:00 nis takimi në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë. Kastrioti është i pari me 34 pikë, ndërsa Vushtrria e gjashta me 15 pikë.

Ndeshja mes Prishtinës e Dritës luhet të enjten prej orës 19:00. Prishtina është e treta me 28 pikë kurse Drita e katërta me 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...