Ekzistojnë gjasat që Petrova ta marr timonin e Kastriotit

Hendboll

Ekzistojnë gjasat që Petrova ta marr timonin e Kastriotit

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:47
Ahmet Hysenaj-Petrova

Dje dha dorëheqje Skënder Ramadani nga posti i kryetarit të klubit Kastrioti nga Ferizajt (femrat), ndërsa ka gjasa që vendin e tij ta marr Ahmet Hysenaj-Petrova.

Klubi i hendbollit Kastrioti, shtatë herë kampion pa luftës, është në një situatë të rëndë. Merret vesh se Petrova ka gjasa ta marr timonin e klubit, të rikthehet kryetar. Burimet tona bëjnë të ditur se Petrova mund ta ndihmon klubin.

“Petrovës iu kanë premtuar disa donacione nga shtetet e jashtme për sport, sidomos për klubin e Kastriotit. Është një njeri me ndikim dhe që ka ndihmuar edhe në kohë të vështira dhe mund ta rikthej shkëlqimin e Kastriotit”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat