Kush qëndron prapa KHF Kastriotit, për një moment shpëtoi nga kapitullimi? 

Hendboll

Kush qëndron prapa KHF Kastriotit, për një moment shpëtoi nga kapitullimi? 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:39
Kush qëndron prapa KHF Kastriotit, për një moment shpëtoi nga kapitullimi? 

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), klubi më i trofeshëm pasluftës, shtatë herë kampion, është në situatë kaotike dhe javën e kaluar nuk e ka zhvilluar takimin me Samadrexhën, duke humb me rezultat zyrtar 10:0 dhe i merret një pikë. Kjo është katastrofë për një klub me renome dhe në vend që të jetë shembull për të tjerët, aktualisht është shembulli më i keq i organizimit. 
Për shkak të krizës financiare Skënder Ramadani dorëzohet dhe dha dorëheqje nga posti i kryetarit javën që po e lëmë pas, kurse klubi tash është në situatë të rëndë. 
Merret vesh nga burimet e sigurta, se Lulzim Abazi, ka shprehur  në një formë zemërgjerësinë e tij, që t’i ndihmoi dhe t’i shpëtoi nga kapitullimi. Ndryshe Abazi është kryetar i Kastriotit të meshkujt. “Lulzim Abazi ka shprehur dëshirën t’i ndihmoi në një formë dhe kështu që klubi do të udhëtojë për në Istog për ta luajtur takimin sot”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Një burim tjetër deklaroi: “Federata e Hendbollit e Kosovës u lodh me ekipin e Kastriotit dhe mos organizimin si duhet, sepse tash e një kohë nuk po organizohen si duhet dhe iu ka humb durimin me ta. Nëse edhe një ndeshje nuk e zhvillojnë, nuk do të kenë mëshirë, do t’i përjashtojnë nga garat klubin me renome ose do të shkarkohet Komisioni i Garave i FHK-së për tolerime të tepërta”. 

Nga Istogu konfirmojnë: “Kastrioti na lajmëron se po vijnë se kanë gjetur mjete për udhëtim dhe ndeshja do të luhet”.

Krejt në fund, klubi pak ka stërvitur shkaku i problemeve. "Lojtaret e bojkotuan Skënder Ramadanin dhe nuk kishin pranuar as të dalin të flasin me të. Ende Ramadani se ka sqaruar se bojkoti ka ardhur nga lojtaret apo nga trajneret që nuk e ka dashur më brenda ekipit", tha një burim i afërt me ish kryetarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat