Besa sërish mposhti Prishtinën, Kastrioti shënon 51 gola

Hendboll

Besa sërish mposhti Prishtinën, Kastrioti shënon 51 gola

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:53
Besa sërish mposhti Prishtinën, Kastrioti shënon 51 gola

Besës i takon edhe një kryendeshjeKampioni aktual, Besa Famgas, e ka fituar edhe një kryendeshje në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultat 24:21. Ishte ky derbi i xhiros së 22-të.
Në pjesën e parë pejanët ishin në epërsi që nga fillimi, ndërsa epërsia shkoi deri në pesë gola (10:5). Por Prishtina ia doli që të ngushtojë epërsinë në vetëm një gol në fund (13:12). Në pjesën e dytë prishtinasit ia dolën të barazojnë rezultatin (13:13, 15:15), por më pas Besa Famgas ia ka dalur të mbajë epërsinë e ngushtë deri në fund. Epërsia më e lartë e Besës në pjesën e dytë ishte pesë gola (24:19). Në fund Prishtina shënoi edhe dy gola për rezultatin përfundimtar, 24:21. 
K. Jupa ishte më efikasi te Besa Famgas me 7 gola. Pesë gola i realizoi A. Kukrika. Te Prishtina më efikasi ishte O. Beshiri me 5 gola. 
Po të mërkurën Kastrioti fitoi shumë thellë ndaj Dritës me rezultat 51:12. Falë fitores së thellë, përkatësisht goldallimit më të mirë, Kastrioti është kthyer në vend të parë me 40 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vend të dytë. Kastrioti dy humbjet i ka nga Besa, kurse Besa një humbje e ka nga Kastrioti e një nga Prishtina. Besa e Kastrioti e kanë edhe një ndeshje në Pejë para plejofit. 
Prishtina mbetet e treta me 32 pikë. 
Ndeshja në mes të Vushtrrisë e Vëllaznimit nuk ka dhënë fitues. Ndeshja interesante në Vushtrri ka përfunduar me rezultat 28:28. Në pjesën e parë Vëllaznimi kishte epërsi prej disa golave e në fund rezultati ishte 14:13 në të mirë të gjakovarëve. Në të dytën prap Vëllaznimi ishte vazhdimisht në epërsi të lehtë, por vendasit ia dolën të barazojnë rezultatin në minutën e 59-të (28:28). Me rezultatin 28:28 edhe përfundoi ndeshja. 

Besa Famgas – Prishtina 24:21 (13:12)
Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 2, Gjuka 4, Jupa 7, Tetova 1, Dre. Tahirukaj, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Kukrika 5, Çuziq 3, Bislimi, Muqolli, Y. Muqolli, Berisha
Prishtina: Beshiri 5, Gjuka 4, Kastrati, Hoxha, Agushi, Beqiraj, Krasniqi 4, Basholli, Abazi, Bajqinovci 4, Fetahu 2, Visoka 2
Kastrioti – Drita 51:12 (26:7)
Kastrioti: Curri, B. Syla 3, Zherka, D. Dugolli 6, Prekazi, Terziqi 5, Shabani 13, Ramadani 4, Rudari 6, Mustafa 4, Esati, Rajatoski 2, A. Dugolli 1, Bamphile 7
Drita: Sylejmani, Veliu 2, Mehmeti 1, Sllamniku 1, Latifi 2, Misini 6, Bunjaku

Vushtrria – Vëllaznimi 28:28 (13:14)
Vushtrria: Melenica, Mikullovci, Musa 5, Karaqa 2, Shabani 3, Neziri 1, Sadiku, Karagja 1, Jashari, Ademi 8, Demiri, M. Jashari 1, Gubetini 7, Meholli, Ismaili, Lahu
Vëllaznimi: Bardhoku, Rama 3, Mamusha 1, Hoha, Halili 1, Neziri 14, Rexha 3, Luzha, Gaxha 2, Fana 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat