Sportistja e Kosovës që merret me mjekësi, ka ndryshuar apo jo!

Hendboll

Sportistja e Kosovës që merret me mjekësi, ka ndryshuar apo jo!

Nga: K. G. Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:53
Leonora Halipi

Në vitet e pasluftës mbronte ngjyrat e klubit me renome Prishtina dhe shquhej me pritjet e saja, mbase në disa raste mbronte atë që nuk mbrohej. Është fjala për ish portieren e hendbollit Leonora Halipi, e cila edhe pse ka kohë që nuk është me këtë sport, sërish ndjen dashuri për të dhe një ditë mendon përvojën e saj të shfaq në rolën e trajnerit apo edhe të themelojë ndonjë shkollë të hendbollit me njerëz përkatës.

Image

Asaj asnjëherë sa ishte në zenitin e lojës së hendbollit nuk i shkoi mendja se një ditë do të bëhet edhe motër medicionale dhe të kryejë punën ashtu siç di dhe të përsoset deri në pikën. Me mjekësi e ndjen veten sikurse në sport dhe ka një dashuri të pakufishme për të. Ajo është në formën e saj jetësore. “Hendbollin po e zëvendësoj me skijim. Skijimi me flenë në zemër, është sport shumë i bukur dhe të bën shumë të disponuar. Mjekësia me fle në shpirt”, tha Leonora. 

Image

E do veshjen elegante dhe din shumë herë të vishet edhe në stilin sikur të ishte ndonjë modele me fustan të shkurtër apo minifund dhe ka një trup tipike sportive, sikurse me pamje që i ngjan një njeriu me shpirt të butë dhe që do shumë jetë, po ashtu e ka për zemër edhe ndihmën ndaj të tjerëve. Shkurt njihet si femër humane. “Mjekësia dhe sporti me bëjnë të lumtur dhe të ndihem sikur të isha 15 vjeç”, ka thënë Leonora. Ish sportistja pak shumë pak ka ndryshuar për nga pamja, pothuajse është ajo e para 15 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat