Berisha: Në Tel Aviv të angazhohemi më shumë se sa në Kosovë 

Hendboll

Berisha: Në Tel Aviv të angazhohemi më shumë se sa në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:22
Haris Berisha

Fitorja kundër Izraelit ka motivuar edhe më shumë djelmoshat e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e radhës që luhet të dielën e 14 prillit në Tel Aviv. Kosova ngadhënjeu me tre gola dallim (27:24) kundër izraelitëve, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku ishin rreth 1500 shikues. Është fitore historike e djelmoshave tanë në kuadër të grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll dhe që e ka bërë edhe me të komplikuar grupin, pasi që përveç Gjermanisë që ka 6 pikë të mbledhura, si Polonia, Izraeli dhe Kosova kanë pikë identike, nga dy secila dhe qoftë njëra palë qoftë skuadra tjetër janë me gjasa reale që të kualifikohen! Portieri Haris Berisha është prej më të merituarve për fitoren e madhe të kombëtares tonë dhe shpreson se edhe në Tel Aviv do të marrin rezultat pozitiv.  
“Bota sot”: Fitore historike e Kosovës ndaj Izraelit, çka e veçojë ekipin?
Haris Berisha:
Ekipin e ka veçuar serioziteti te secili lojtar dhe angazhimi maksimal për këtë fitore, si dhe kemi pasur një mbrojtje të fortë që nuk e ka lejuar kundërshtarin të depërtoj lirshëm, si dhe një sulm i mrekullueshëm.
“Bota sot”: Është një grup shumë atraktiv, Kosova ka 2 pikë sa ka edhe Izraeli dhe Polonia, a mendoni se keni gjasa të mira për kualifikim, ku i sheh shpresat?
Haris Berisha:
Me këtë fitore i kemi hap dyert dhe do të vazhdojmë të luftojmë për një pozitë të favorshme në grup, pasi tash e dimë se asgjë nuk do të jetë e lehtë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të koncentrohem për takimet e ardhshme.

“Bota sot”: Me 14 prill në Tel Aviv, në rast të barazimit apo fitores, a mendoni se jeni shumë afër ëndrrës së madhe?
Haris Berisha:
Shpresojmë të ndodhë një mrekulli e madhe dhe të angazhohemi më shumë se sa në Kosovë.
“Bota sot”: Ku mendoni se është rreziku me i madh nga izraelitët?
Haris Berisha:
Pavarësisht ne do të mundohem të mbulohemi mirë nga të gjitha pozitat dhe nuk do të lejojmë ndonjë rrezik, besoj.

Image

“Bota sot”: A mendoni se sfida me Poloninë mund të jetë edhe si një lloj finale e cila luhet me 12 qershor në Prishtinë dhe mund të vendos se cila nga këto kombëtare mund të kualifikohet?
Haris Berisha:
Në qoftë se e mposhtim Izraelin në Tel Aviv ndeshja në Prishtinë ndaj Polonisë do të jetë më shumë se një finale, pasi që aty vendoset për më tutje.
“Bota sot”: Kundër Izraelit treguat formën më të mirë dhe ishit vendimtar për fitoren, çfarë premtoni për në Izrael?
Haris Berisha:
Fal bashkëlojtarëve të mi të cilët kanë bërë një mbrojtje të fortë, e cila me ka ndihmuar shumë dhe shpresoj e njëjta të vazhdoj edhe në Tel Aviv.
“Bota sot”: A mendoni se është kombëtarja më e fortë e viteve të pasluftës, kur kihet parasysh edhe fitorja e parë dhe historike në kualifikimet për Kampionatin Evropian?
Haris Berisha:
Po, kemi arritur fitore ndaj një kombëtare që nuk është edhe lehtë ta mposhtesh ku dihet se kjo kombëtare e ka mposhtur Poloninë në këtë grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat