Aurora: Istogu është më i miri, meriton Kupën dhe titullin - Bota Sot
Aurora: Istogu është më i miri, meriton Kupën dhe titullin

Hendboll

Aurora: Istogu është më i miri, meriton Kupën dhe titullin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:43
Aurora: Istogu është më i miri, meriton Kupën dhe titullin

Ekipi i Istogut ka ecuri fantastike dhe treguesi më i mirë është se për 16 ndeshje ka 15 fitore e vetëm një humbje në elitën e hendbollit femëror. Gjithsesi një meritë të madhe ka edhe portierja Aurora Shehdadi e cila u dëshmua jashtëzakonisht e mirë në pjesën pranverore dhe prej me të merituarve që Istogu është në krye të renditjes me 30 pikë apo ka tri më shumë se Vushtrria që renditet në pozitën e dytë.

Nuk thonë kot se portierja e mirë është sa gjysma e ekipit, kështu është edhe me Aurorën e cila është optimiste se përveç që do ta mbrojnë trofeun e Kupës, do të stolisen edhe me titullin e kampionit, për herë të parë që nga ekzistimi i këtij kolektivit që ka kushtet më të mira në hendbollin femëror. Istogu përgatitet për sfidat e Kupës së Kosovës dhe ato kampionale, që në fund t’i ngritë lartë të dyja trofetë. Klub që me lojërat dhe rezultatet që po shënon vazhdimisht po e bën që të ndihen krenarë gjithë qytetin me rrethinë. “Istogun, në vazhdim te kampionatit e shoh në krye të tabelës”, tha Aurora për gazetën kombëtare “Bota sot”. Portierja  mendon se kanë ekip shumë më të mirë se rivalet tjera dhe Istogun e sheh favoritë! “Sigurisht duke pas parasysh kualitetin e lojtareve dhe rezultatet e treguara deri me tani, shihet se Istogu e meriton të fitojë Kupën dhe titullin e kampionit”, thotë portierja.

Lufta për titulli parashikohet të jetë në mes disa skuadrave, por Aurora nënvizon vetëm tri: “Në luftë për titull janë Istogu, pastaj është edhe Prishtina dhe Vushtrria”. Të jesh portiere pa dyshim se është një barrë e madhe, pasi që ballafaqohesh me situata të ndryshme gjatë lojës, për faktin se shumë herë portieret janë me të merituarat për fitore edhe disa herë fajtorë për humbje! “Çdo pozitë është e vështirë nëse nuk punohet, por me punë dhe vullnet çdo gjë është më e lehtë”, tha Aurora.  Më tutje Aurora shprehet se është një klub shumë korrekt, po ashtu i është mirënjohës edhe trajnerit Faruk Shala, që po bën punë të madhe.

“Trajneri dhe stafi i klubit janë më se korrekt po ashtu ndër motivet kryesore është atmosfera ndërmjet lojtareve”, theksoi ajo. Në fund ajo tha se iu premton tifozëve maksimumin, që t’i gëzojnë me trofe: “Tifozëve të Istogut u premtojmë angazhimin maksimal me shpresë që të sjellim dy kupat në shtëpi (Kupën e Kosovës dhe titullin e kampionit)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...