Suksesi historik i lë vend superderbit - Bota Sot
Suksesi historik i lë vend superderbit

Hendboll

Suksesi historik i lë vend superderbit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:13
Suksesi historik i lë vend superderbit

Suksesi historik i Kombëtares U21, që siguroi botërorin, por edhe i Kombëtares A, do të pasohet nga superderbi i hendbollit që zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Në kuadër të javës së 25-të të Superligës, takohen Besa Famgas e Kastrioti, dy skuadrat që luftojnë për titull dhe që i kanë nga 44 pikë në dy pozitat e para. Te Besa Famgas e Kastrioti luajnë shumë lojtarë të kombëtareve A e U21, por edhe të U19. 
Entuziazmi që solli suksesi i kombëtareve le të shërbejë për atmosferë të bukur sportive në derbi. 
Vendi i tifozëve të hendbollit dihet - në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...