Kosova pa flamur në Spanjë, reagon Federata e Hendbollit e Kosovës - Bota Sot
Kosova pa flamur në Spanjë, reagon Federata e Hendbollit e Kosovës

Hendboll

Kosova pa flamur në Spanjë, reagon Federata e Hendbollit e Kosovës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Kosova U-21 ka mësuar sot shortin për kampionatin botëror të hendbollit Spanja 2019.

Mirëpo, ajo që nuk pritej ndodhi në hedhjen e shortit.

Në publikimin e emrit Kosovë në shortin e hedhur, kombëtarja jonë përfaqësohet me logon e Federatës së Hendbollit të Kosovës, dhe jo me flamurin tonë.

Por Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar tek zyrtaret e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, për trajtimin diskriminues dhe jo të barabarte të saj në ceremoninë e shortit për Kampionatin Botëror në Hendboll që u mbajt sot në Pontevedra në Spanjë, me çrast vendi ynë është prezantuar me logon e FHK-së dhe jo me flamurin Shtetëror te Kosovës, siç janë prezantuar vendet e tjera.

Image

“Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabarte të Kosovës si shtet dhe të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tille i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbolli dhe të përfaqësuesit te IHF z. Për Bertelsen i cili e udhëhoqi shortin.”

FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK dhe Kosova te respektohen sit e gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse ne Kampionatin Botëror U21 qe do te mbahet ne muajin Korrik ne Spanje.

FHK lidhur me këtë akt, ka informuar edhe Komitetin Olimpik te Kosovës, nga i cili ka kërkuar te reagoj tek Komiteti Olimpik Ndërkombëtar-thuhet ne reagimin e FHK-së, nënshkruar nga Presidenti Eugen Saraçini.

Botërori mbahet në muajin korrik në Spanjë, vend ky që e kundërshton fuqishëm Pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...