Gjuka krenohet me Besën - Bota Sot
Gjuka krenohet me Besën

Hendboll

Gjuka krenohet me Besën

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:05
Gjuka krenohet me Besën

Egzon Gjuka ishte prej lojtarëve të dallur të Besa Famgasit që të dielen siguroi titullin e gjashtë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 26:25 dhe kështu me dy fitore në finale të plejofit siguroi titullin e kampionit për këtë edicion. Pejanët kanë festuar fillimisht në Ferizaj e më pas festa ka vazhduar edhe në qendër të Pejës. Besa e Kastrioti ishin rival të mëdhenjë në këtë edicion që është mbyllur me festë të Besës.
“Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve të fundit që të mos na ndodhë përsëri gabimi i njëjtë si në gjysmëfinale të Kupës. Kemi analizuar lojën e Kastriotit dhe kemi punuar shumë që t’i ndalim ferizajasit në pikat kryesore të tyre. Është një sukses mjaft i madhë për kluin tonë, pasi që gjashtë vite rresht jemi duke u shpallur kampionë të Kosovës. Besoj që këtë dominim do ta vazhdojmë edhe për shumë vite tjera në Kosovë”, ka deklaruar Gjuka, që luan në pozitën e qendrës.

Gjuka ka vazhduar më tej: “Ishin ndeshje shumë të forta në finale dhe në dy takimet rezultati ishte shumë i ngushtë. Ajo që ndikoi që ne të bëhemi kampion ishte përgatitje fizike dhe psikike më e mirë e ekipit tonë e poashtu eksperienca e lojtarëve në momentet vendimtare. Falenderoj tifozët pejanë dhe BesaBoys për pëkrahjen në ndeshjet finale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...