Rugova konfirmon përkrahjen për KHF Istogun 

Hendboll

Rugova konfirmon përkrahjen për KHF Istogun 

Nga: K. G. Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:10
Rugova konfirmon përkrahjen për KHF Istogun 

Kampioni i ri i Kosovës, Istogu, ka marr përkrahjen nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova. “Falënderoj kryetarin e komunës z. Haki Rugova i cili konfirmoj përkrahjen për KHF Istogun, në takimin në zyrën e tij me hendbollistet më të mira në vend. Kryetari na inkurajoj që të vazhdojmë të ngrisim klubin në nivel më të lart. Në emër të klubit i prezantova projektin tonë të së ardhmes, i cili parasheh që në afat prej 3 vitesh ne të jemi skuadra e parë e Kosovës që do të merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Evropës. Në këtë rrugëtim ne shpresojmë në përkrahjen e qytetareve istogas, bizneseve dhe institucioneve, ne jemi partner në rrugën e suksesit të KHF Istogut më të gjithë ata që e ndihmuan dhe do ta ndihmojnë klubin në të ardhmen, të gjithë ju që besoni në rrugëtimin tonë mund të jeni pjesë e KHF Istogut në çfarëdo forme”, tha Faruk Shala, trajner i klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat