Vardari, kampion i Evropës në hendboll

Hendboll

Vardari, kampion i Evropës në hendboll

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 22:54
Vardari

Hendbollistët e Vardarit të Shkupit mposhtën Veszpremin e Hungarisë me rezultat 27:24 dhe fituan Ligën e Kampionëve në Hendboll, për herë të dytë nga viti 2017.

Ekipi maqedonas bëri sensacionin e dytë në garën përfundimtare në Këln, pasi më herët mposhti Barcelonën në gjysmëfinale.

Në finale, gjashtë gola për Vardarin i shënoi Ferreira Moraes, pesë Ivan Çupiq, dhe në anën tjetër Kentin Mae shënoi gjashtë herë për Veszpremin.

Në ndeshjen për vendin e tretë, kampioni i nëntëfishtë i Evropës, Barcelona, mposhti Kielcen me rezultat 40:35 (20:16).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat