Kabashi: Presim që publiku të jetë lojtari ynë i tetë - Bota Sot
Kabashi: Presim që publiku të jetë lojtari ynë i tetë

Hendboll

Kabashi: Presim që publiku të jetë lojtari ynë i tetë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:20
Kabashi: Presim që publiku të jetë lojtari ynë i tetë

Atmosferë e shkëlqyeshme është në kombëtaren e Kosovës në hendboll, që po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë. Nën urdhërat e selektorit Taip Ramadani, djelmoshat tanë po ushtrojnë nga dy herë në ditë, që të mërkurën mbrëma të jenë maksimalisht të përgatitur. Enis Kabashi është optimist për sfidën e vështirë me polakët. Ndaj Izraelit në prill, Kabashi ishte paraqitur me shumë sukses. 
"Jemi duke u përgatitur. Po ushtrojmë dy herë në ditë dhe ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Jemi një grup lojtarësh që njihemi mirë, jemi shumë vite bashkë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Kundër Polonisë presim përkrahje të madhe nga publiku, që të jetë lojtari ynë i tetë. Duam t'i tregojmë Evropës që fitorja kundër Izraelit nuk ishte e rastësishme, por mesazh për të gjitha ekipet mesatare evropiane se Kosovën nuk do ta mposhtin lehtë, sidomos në shtëpinë tonë", ka deklaruar Enis Kabashi. 
Të mërkurën nga ora 20.00 adhuruesit e hendbollit e kanë vendin në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...