Një kapiten si Dedaj - Bota Sot
Një kapiten si Dedaj

Hendboll

Një kapiten si Dedaj

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:16
Një kapiten si Dedaj

Kapiteni Valon Dedaj edhe në barazimin pa fat me Poloninë (23:23) ka udhëhequr mjeshtërisht lojën e Kombëtares tonë në sulm. Ai vlerëson lart paraqitjen ndaj Polonisë, ndërsa është falenderues për bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve. 
"Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, kemi analizuar lojën e kundërshtarit dhe kemi shikuar pikat e forta ku kemi punuar shumë që t'i ndalojmë në ato pika. Ia kemi arritur qëllimit thuajse maksimalisht. Gjatë gjithë takimit kemi qenë më të mirë se skuadra polake, por në fund nuk arritëm që të ruajmë epërsinë dhe barazuam. 
Si kapiten i Kombëtares, i falenderoj stafin e trajnerëve për punën, bashkëlojtarët për angazhimin e madh dhe luften për çdo top në ndeshje dhe publikun që na perkrahu gjatë gjithë ndeshjes. Premtojmë që do të japim çdo gjë nga vetja në çdo ndeshje dhe të marrim rezultate sa më pozitive", janë fjalët e kapitenit Dedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...