Ramadani: Respekt për djemtë që dominuan Poloninë - Bota Sot
Ramadani: Respekt për djemtë që dominuan Poloninë

Hendboll

Ramadani: Respekt për djemtë që dominuan Poloninë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:57
Ramadani: Respekt për djemtë që dominuan Poloninë

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka shfaqur respektin më të madh për djemtë e Kombëtares, pas paraqitjes impresive ndaj Polonisë. Kosova të mërkurën barazoi 23:23 me Poloninë në kualifikimet për Evropian. 
"Pas humbjes së lartë në tetor në Poloni, ishim të vendosur mos t'i lejojmë të na dominojnë edhe në arenën tonë. Ky mentalitet ka qenë prej fillimit të grumbullimit. Kam vërejtur fokus të veçantë te çdo lojtar, si në stërvitje ashtu edhe jashtë sallës. Kemi analizuar shumë lojën polake, në kuptimin e mentalitetit të tyre dhe në dobësitë e tyre ekipore. Kemi hyrë në ndeshje pa tremë, duke kuptuar reputacionin ndërkombëtar që kanë polakët. Ekipi ynë zbatoi planin që kishim, ndërsa në momentet kur kishte improvizime, ishin vendime të duhura dhe intelegjente. Mbrojta më ka befasuar edhe mua për funksionimin që kishte. Prekazi dhe Jupa nuk kanë luajtur bashkë për shumë vite, ndërsa kishin mirëkuptim të shpejtë dhe me sukses ndalën sulmet në mes, për të cilat njihen polakët.

Çdo lojtar ka luajtur jashtë kapacitetit normal që ka. Vullneti për sukses dhe mbështetja nga publiku, sikur iu dha një forcë jashtëtrupore, sidomos në 10 minutat e fundit, kur më është dukur se vetëm zemra na mbeti. Respektin më të madh për këta 15 djem, për mënyrën si morën përgjegjësinë dhe si dominuan një superfuqi të hendbollit prej fillimit deri në fund", është deklarata e Ramadanit për ndeshjen me Poloninë. Ekipi i tij meritoi fitoren, ishte vazhdimisht në epërsi, por i mungoi fati në fund, duke pranuar gol në sekondën e fundit. Kosova është në garë për Evropian, por na duhet suksesi ndaj Gjermanisë të dielen në Nurnberg. Gjermania ka dominuar të gjitha ndeshjet kështu që djelmoshat tanë i pret mision tepër i vështirë. Por një tjetër paraqitje me zemër synohet. 
"Kemi pak kohë në dispozicion që të rikuperohemi për lojën në Gjermani", ka deklaruar selektori Ramadani,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...