Quni: Edhe kundër Gjermanisë do të luajmë me krenari

Hendboll

Quni: Edhe kundër Gjermanisë do të luajmë me krenari

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:57
Quni: Edhe kundër Gjermanisë do të luajmë me krenari

Pivoti Luigj Quni shquhet për angazhim të madh në mbrojtje dhe për luftë për secilin top. Njëjtë si lojtarët tjerë, Quni me shumë krenari e mbanë fanellën e Kombëtares së Kosovës në hendboll. Quni e vlerëson paraqitjen në ndeshjen me Poloninë, ndërsa premton që edhe të dielen ndaj Gjermanisë, hendbollistët tanë do të luftojnë deri në fund dhe do të luajnë me krenari.
Ndeshja Gjermania – Kosova luhet në Nurnberg të dielen nga ora 18:00 dhe është e fundit e fazës së dytë të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020. 
“Ne mund të jemi shumë krenarë për paraqitjen shumë të mirë në ndeshjen e të mërkurës me Poloninë. Në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin tonë, ne duhet të jemi në gjendje të fitojmë saktësisht këto ndeshje në fazën finale. Ne kemi lëshuar një pikë. Por gjithsesi barazimi është një fitore e vogël për ne. Në ndeshjen me Gjermaninë ne do të luajmë me agresivitetin e njëjtë në mbrojtje dhe do të luftojmë për çdo milimetër. Dëshira jonë për të luftuar dhe sulmi ynë intelegjent nuk do ta bëjë të lehtë për gjermanët. Ne gjithnjë do të luajmë me krenari dhe dëshirë për të fituar, pavarësisht ndaj cilit ekip luajmë”, ka deklaruar Quni.
Kombëtarja të shtunën udhëton për në Gjermani për ndeshjen përmbyllëse të këtij cikli eliminator. Është në garë për kualifikim në Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat