Kampionet e Kosovës përballen me bjelloruset 

Hendboll

Kampionet e Kosovës përballen me bjelloruset 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:35
Kampionet e Kosovës përballen me bjelloruset 

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, pa dyshim se ka qenë e pafat, e cila do të përballet me bjelloruset, Gomel, në ndeshjen e rrethit të parë të EHF Cup në hendboll (femrat).

Sfida e parë luan në Gomel, kurse ajo e kthimit me gjasë në Pejë. 

Megjithatë, kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, e ka më së të qartë se çfarë fuqie ka përballë dhe do të merr të gjitha masat e duhura që të përgatitet për këtë takim.

Ai në radhët e tija ka lojtare mjaft të mira si Esma Muratoviq, Suzana Ujkaj por do të tentojë të sjellë edhe ndonjë përforcim nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat