Kosova në grup me Italinë...

Hendboll

Kosova në grup me Italinë...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:23
Kosova në grup me Italinë...

Në Vjenë të Austrisë është hedhur shorti për kualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll (meshkujt). 

Kosova është në grupin 3 dhe mjaft të fortë, me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë.

Grup mjaft i fortë, por jo edhe i pakalueshëm për Kosovën, që synon të kualifikohet në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2021 në Egjipt. 

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, ka punë mjaft të madhe që të shikojë se ku janë më të forta këto kombëtare dhe t’i kundërvihet secilës në ndeshjet kualifikuese.

"Ndeshjet luhen në tetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm kurse vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë.

Kosova në eliminatoret e fundit fitoi ndaj Izraelit dhe barazoi me Poloninë. Në eliminatoret e ardhshme synohet të vazhdohet me hapa para, me paraqitje të mira dhe rezultate.

Selektori Taip Ramadani ka formuar skuadër garuese që po e ngrit vazhdimisht nivelin. Me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë kombëtarja jonë do të kërkojë fitoret, me shpresë për kalim të grupit", bëhet e ditur nga FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat