Istogut i kthehen dy nga lëndimi, por i largohet një

Hendboll

Istogut i kthehen dy nga lëndimi, por i largohet një

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:01
Istogut i kthehen dy nga lëndimi, por i largohet një

Istogu i rikthehen nga lëndimi Fatlinda Fejzaj e Ketevan Venetsky, por i largohet hendbollistja Pranvera Ferataj.

"Afati kalimtar për hendbolliste dhe hendbollist ka përfunduar ndërsa KHF Istogu ka ruajtur në përbërje hendbollistet kryesore të klubit që dominuan hendbollin e Kosovës vitin që lamë pas, duke fituar të gjithë titujt, nga lendimi janë rikthyer Fatlinda Fejzaj e Ketevan Venetsky, kontratat i kanë vazhduar dy portjeret Aurora Shehdadi e Blerta Ahmetxhekaj.

Gjatë javës qe vjen pritet që skuadra të sjellë një hendbolliste nga jashtë vendi për të qenë skuadër sa më e fort për gara evropiane.

Pranvera Ferataj ka njoftuar klubin që nuk do të jetë me pjesë e Istogut ngase ka nënshkruar më skuadrën e Vushtrisë". bëhet e ditur nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat