Prof. Jupa kritikon ashpër FHK-në dhe kombëtaren: Është koha e fundit që të kuptoni këtë!

Hendboll

Prof. Jupa kritikon ashpër FHK-në dhe kombëtaren: Është koha e fundit që të kuptoni këtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:03
Prof. Jupa kritikon ashpër FHK-në dhe kombëtaren: Është koha e fundit që të kuptoni këtë!

Kombëtarja e Kosovës U-21 ka përfunduar në vendin e parafundit përkatësisht të 23-të në Kampionatin Botëror në hendboll, që u mbajt në Spanjë.

Djelmoshat tanë shënuan një fitore dhe krejt në fund në luftë për vend të 23-të, kur e kishin mposhtur Australinë me rezultat 38:20. Ish trajneri i mirënjohur dhe ish selektori i kombëtares së Kosovës (femrat), prof. Ismet Jupa, ndryshe ekspert i hendbollit, kritikon angazhimin e lojtarëve të kombëtares së Kosovës U-21 që bënë në Kampionatin Botëror.

Prof. Jupa ka kritika edhe në adresë të Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke thënë ka kaluar koha me at “slloganin” u ngrit Flamuri në mesin e shumë shteteve , si dhe dalja e panevojshme në foto me kryetarët e IHF-it e EHF-it, se kjo nuk e ngrit cilësinë.

“Bota sot”: Si e vlerësoni pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror për U-21?
Prof. Ismet Jupa:
Pjesëmarrja për herë të parë e përfaqësueses tonë në një Kampionat Botëror është e një rëndësie të veçantë. ekipi i Kosovës pati një barazim, një fitore e katër humbje, një bilanc i dobët. Kjo ndoshta nuk do të ishte edhe aq tragjike sikur ekipi jonë të angazhohej, kjo do të na jepte shpresë se në një të ardhme të afërt do të kemi rezultate të mira. 

“Bota sot”: Çka tregoi ekipi ynë në këtë kampionat?
Prof. Ismet Jupa:
Përgatitja fizike, teknik, taktike, psikologjike, disiplina e lojtarëve në lojë ishin në nivelin më të ultë të mundshëm. Ekipi i jonë ka patur mjaft kohë me u përgatitur, ku qëndron defekti?  Disa nga faktorët e këtij mossuksesit janë:
1. Planifikimi dhe planprogrami, asnjë organizim i vetëdijshëm në as një lëmi nuk mund të zhvillohet pa një planifikim dhe programimin të mirëfilltë.

2. Kuadri profesional:
Ngritja kualitative të hendbollistëve e mundëson kuadri kualitativ profesional.  Nuk është e rastësishme që sukseset e kampionëve dhe rekordeve në sport ngushtë janë të lidhura me emrin e trajnerit.
3. Shkenca sa më afër metodave të punës.
Në seancat stërvitore gjithnjë e më shumë të aplikohen të arriturat më të reja. Ku trajnerët, mjekët, psikologët, pedagogët ngushtë të bashkëpunojnë në lidhje me lartësimin e punës profesionale, pa një bashkëpunim të tillë as mund të mendohet ngritja e cilësisë së lojës së hendbollit.
4. Kujdesi i shtuar i punës me grupmoshat e reja.
Orientimi i punës dhe garave me metodat e reja është faktor me rëndësi për ngritjen e lojës së hendbollit.
5. përmirësimi i kushteve materiale:
Rregullimi i statusit të hendbollistëve dhe trajnerëve, aplikimi i shpërblimeve këto dhe faktor të tjerë japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Kreu i FHK-së duhet sa më parë të bëjë analizën e punës me përfaqësuese dhe të dalë me qëndrime të qarta për të ardhmen e lojës së hendbollit.  Përsëritja e “Slloganit” se në mesin e shumë shteteve u ngrit edhe Flamuri i Kosovës, si dhe dalja në foto me zyrtar të lartë të hendbollit nuk e ngrisin cilësinë e hendbollit. Është koha e fundit që të kuptoni këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat