Elma Kameri i dha fund beqarisë, u martua me djalin e Istogut, Leotrim Balaj.
Elma është hendbollistja më e mirë në Kosovë, anëtare e kampiones dhe fitues së Kupës së Kosovës, KHF Istogu dhe reprezentuese e Kosovës.
Në dasmë ishte edhe kryetari i KK të Istogut, Haki Rugova, i cili e uroj hendbollisten më të mirë të Kosovës për martesën.
Në një dasmë madhështore, ishin edhe shumë sportiste duke i dhënë një shije të jashtëzakonshme.