Shkumbini është lojtar dhe kryetar i klubit amerikan - Bota Sot
Shkumbini është lojtar dhe kryetar i klubit amerikan

Hendboll

Shkumbini është lojtar dhe kryetar i klubit amerikan

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 11:40
Shkumbini është lojtar dhe kryetar i klubit amerikan

Në Arabinë Saudite po mbahet gara IHF Super Globe ku po paraqiten klubet më të mira nga të gjitha kontinentet. Në këtë ngjarje me peshë, po merr pjesë edhe një hendbollist nga Kosova.

Bëhet fjalë për Shkumbin Mustafën, ish-hendbollistin e Prishtinës në periudhën më të vështirë (1994-1998). Mustafa ka rreth 20 vite që jeton dhe vepron në SHBA, përkatësisht në New York. Ai paraqitet me shumë sukses për skuadrën New York City, që e prezenton SHBA-në në ngjarjen e rëndësishme të IHF-së. 

Shkumbini është lojtar dhe kryetar i klubit amerikan dhe më meritori për pjesëmarrjen e New Yorkut në IHF Super Globe. Shkumbini ndër vite ka dhënë kontribut edhe për hendbollin tonë e po ashtu po kontribon shumë që hendbolli i SHBA-së të prezentohet denjësisht në ngjarjet e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. 

Shkumbini (43-vjeçar), i njohur edhe si Bini, ka luajtur edhe tenis dhe ishte kampion në Kosovë në vitin 1997. Ka punuar edhe si gazetar e redaktor i sportit. 

IHF Super Globe është mbajtur në Katar nga viti 2010 e deri në vitin 2018. Tani po mbahet në Arabi Saudite. Po garojnë dhjetë skuadra nga të gjitha kontinentet, duke përfshirë edhe gjigantët evropian si Barcelona, Vardar e Kiel. Kieli e Barcelona luajnë në finalen që zhvillohet të shtunën (sot).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...