Letra lamtumirëse e sportistit të Kosovës - Bota Sot
Letra lamtumirëse e sportistit të Kosovës

Hendboll

Letra lamtumirëse e sportistit të Kosovës

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:59
Arbër Sylejmani

Portieri i klubit të hendbollit Drita nga Gjilani, Arbër Sylejmani, e ka të vështirë të shkruaj fjalën se po shuhet Drita!  

“Në rend të parë ju faleminderit të gjithëve që ishit me ne dhe për ne gjatë gjithë kohës, që ndatë minutat më të vlefshëm të jetës tuaj për të na realizuar ëndrrat tona, të cilat deshtëm apo nuk deshtëm tashmë po shuhen.

Gjithmonë e kam menduar se letra lamtumirës do të ishte ndryshe dhe jo në këtë formë, pasi që zemra më dhemb edhe më shumë kur e mendoj se klubi për të cilin jetuam dhe vepruam mund të mos ekzistojë më. Siç edhe keni dëgjuar Klubi i Hendbollit “Drita” është në prag të shuarjes për shkak të krizës së madhe financiare nëpër të cilën ndodhet.

Të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e bëra po shkojnë drejt fundit sepse ndjehemi të dorëzuar pranë një gjendje katastrofale në sportin e qytetit të Gjilanit që lejon të shuhet njëri ndër klubet ikonike të këtij qyteti. Unë ende nuk e besoj dhe nuk mund ta imagjinoj shuarjen, por nga dita e ditës dëshprimi po mund shpresën.

Shpresën për të ardhmen e të rinjve të shumtë gjilanas që e duan hendbollin. Shpresën të cilën të gjithë po e presim…

Lamtumirë Drita jonë!”, shkruan Sylejmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...