Vashat e Istogut nisen për në Bjellorusi

Hendboll

Vashat e Istogut nisen për në Bjellorusi

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:16
Vashat e Istogut nisen për në Bjellorusi

Khf.Istogu sot nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Bjellorusi, ku me datën 13/14 Shtator zhvillon ndeshjet e kupës së Evropës EHF CUP kundër skuadrës HC Gomel.

Kundërshtari i Istogut skuadra bjelloruse Gomel është njëra ndër skuadrat më të forta që vjen nga ish shtetet sovjetike dhe padyshim njëra ndër skuadrat me më përvojë dhe me të forta në EHF CUP, çka do të thotë se vashat Istogase i pret një punë shumë e veshtirë por sido që të jetë ato janë të gatshme të japin maksimumin që të përfaqësojnë hendbollin tonë në menyrë sa më të mirë.

Istogaset udhëtojnë më përbërje të plotë dhe premtojnë angazhim maksimal.

Trajneri Faruk Shala është para sprovës së vështirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat