Vështirë për Istogun në Bjellorusi! Shala: Vajzat janë të motivuar! - Bota Sot
Vështirë për Istogun në Bjellorusi! Shala: Vajzat janë të motivuar!

Hendboll

Vështirë për Istogun në Bjellorusi! Shala: Vajzat janë të motivuar!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:52
Pamje nga stërvitjet e Istogut në Gomel

Një sfidë e vështirë në Bjellorusi për kampionen e Kosovës, KHF Istogu! Kryetrajneri i Istogu, Faruk Shala, shpreson se me 13-14 shtator do të dalin me rezultate sa më të mira ndaj skuadrës bjelloruse, Gomel, në kuadër të rrethit të parë të EHF Cup (femrat) në hendboll!

Esma Muratoviq, Albina Rugova, Suzana Ujkiq dhe lojtaret tjera janë të motivuara për sfidën e parë që luhet të premten në orën 19.00 në Gomel, pastaj do të luajnë ndeshjen tjetër të shtunën dhe të dyja në Gomel me marrëveshje të klubeve.  

“Skuadra ka udhëtuar me formacionin e kompletuar në të cilin ne si staf llogarisim të paktën për sezonin vjeshtor. Ditën e mërkurë kemi mbërritur në Gomel në darkë, atmosfera është shumë e mirë brendapërbrenda skuadrës, vajzat janë të motivuar për lojë, kemi të bëjmë me ndeshje të kupës evropiane dhe do të paraqitemi kundër një skuadre shumë të fortë, me përvojë. Pritja në qytetin e Gomelit është e mirë dhe shumë miqësore.

Istogu është përgatitur aq sa ka qenë e mundur për këtë kohë, normalisht që na u është dashtë më shumë kohë që të komponohemi ngase përbërja e Istogut ndryshon dukshëm këtë sezon. Mungesa e hendbollistes më të mirë të Kosovës Elma Kameri në skuadrën e Istogut do të thotë shumë, është ndeshja e parë pas shumë vitesh dhe natyrisht e para në garat ndërkombëtare që nuk do të jetë në përbërjen e Istogut, kur i shtohet kësaj edhe mungesa e Arlinda Krasniqit e larguar më herët nga klubi ynë, vërtet është mungesë e madhe për ne, sidomos në këto ndeshjet ndërkombëtare ku paraqitemi kundër skuadrave shumë cilësore, por që hendbollistet e reja të posardhura po shpresojmë të arrin të përshtaten me lojën tonë dhe të kemi paraqitjen çfarë e dëshirojmë.

Image

Pamje nga stërvitjet në Gomel

Fat i mirë për ne është rikthimi nga lëndimi pas një kohe të gjatë i Fatlinda Fejzës por që i duhet edhe pak kohë të arrij deri te forma më e mirë sportive.

Do të kemi mundësinë ti zhvillojmë stërvitje këtu në Gomel para ndeshjes, po shpresoj që të nxjerrim maksimumin nga skuadra që kemi në dispozicion dhe paraqitja jonë të jetë ajo e dëshiruara”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...