Morina: Kastriotin e kemi rivale, jo armike! - Bota Sot
Morina: Kastriotin e kemi rivale, jo armike!

Hendboll

Morina: Kastriotin e kemi rivale, jo armike!

Nga: K. Goca Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:34
Morina: Kastriotin e kemi rivale, jo armike!

Ndeshja mes dy ekipeve të një qytetit, Ferizajt dhe Kastriotit, do të zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshje që vlerësohet edhe si derbi i skuadrave të një qytetit dhe që pritet edhe lojë me rivalitet të madh.

Si njëra skuadër po ashtu edhe tjetra palë kanë startuar me fitore dhe pretendojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Ndeshja luhet nesër në orën 18.30 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Kryetari i klubit Ferizaj, Xhavit Morina, ka një mesazh të qartë për të gjithë, që dikur ka qenë edhe kryetrajner i Kastriotit. “Kastriotin e kemi rivale, jo armike”, tha Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...