Ujkiqi nga Mali i Zi fiton shtetësinë e Kosovës!  - Bota Sot
Ujkiqi nga Mali i Zi fiton shtetësinë e Kosovës! 

Hendboll

Ujkiqi nga Mali i Zi fiton shtetësinë e Kosovës! 

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:11
Ujkiqi nga Mali i Zi fiton shtetësinë e Kosovës! 

Hendbollistja shqiptare nga Tuzi i Mali të Zi, Suzana Ujkiq, nga sot është shtetase e Republikës së Kosovës. Suzana nga sot edhe zyrtarisht ka të drejtë loje për kombëtaren e Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare  

“Nga sot zyrtarisht jam shtetase e Republikës së Kosovës , ndihem e nderuar njëkohësisht do të jetë privilegj për mua që do të jem edhe reprezentuese e Kosovës në hendboll dhe do të jap kontributin tim që Kombëtarja e Kosovës të jetë e suksesshme në garat ndërkombëtare.

Falënderoj presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi që me dekret presidencial më dha shtetësinë e Kosovës.

Falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për përkrahjen, si dhe trajnerin tim Faruk Shalën që me punë dhe përkushtim dhe sukseset e përbashkëta me klubin e hendbollit Istogu arrita që të jem e ftuar në Kombëtaren e Kosovës”, shkruan Suzana në profilin e saj në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...