Njihuni me maqedonin që e mësoi gjuhën shqipe në Kosovë! Ja si e mësoi - Bota Sot
Njihuni me maqedonin që e mësoi gjuhën shqipe në Kosovë! Ja si e mësoi

Hendboll

Njihuni me maqedonin që e mësoi gjuhën shqipe në Kosovë! Ja si e mësoi

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2019 Në ora: 16:17
Njihuni me maqedonin që e mësoi gjuhën shqipe në Kosovë! Ja si e mësoi

Më shumë se 10 vite i kaloi në Kosovë! Ishte periudha më e mirë e tij. Është ish hendbollisti Risto Trajkovski, së pari luajti në Besë të Pejës e pastaj në Kastriotin e Ferizajt.

Image

Kur erdhi maqedoni në Kosovë as dy fjalë nuk i dinte shqip.

Por me kalimin e kohës Risto u mësua të flas shqip! Ai shoqërohej shumë me shqiptarë dhe pothuajse as dita e as nata nuk e ndante. Kudo në mesin e shqiptarëve, saqë ka mësuar 80-90 për qind të gjuhës shqipe. Ai flet aq bukur shqip saqë ata që nuk e njohin mendojnë se është shqiptar.

Madje edhe i ndjek traditat e shqiptarëve kur vjen në Kosovë dhe uron për festat.

Edhe pse tani është në Negotino të Maqedonisë së Veriut, ai e vazhdon me fanatizëm miqësinë që ka me shqiptar dhe shpesh e viziton qytetin e Ferizajt dhe qendrat tjera, sepse është mishëruar shumë me shqiptarë. E do Kosovën dhe vjen shpesh që të pinë kafe, se aty ia pa edhe hairin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat