Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës (femrat), Istogu, vendos datën e derbit të madh kundër Ferizaj! Dy skuadra në katër javët e para kanë nga katër fitore rresht dhe pa humbje në elitën e hendbollit të Kosovës.
“KHF Istogu vs KHF Ferizaj, e shtunë ora 17:30, palestra "Karagaç" Pejë.
Të shtunën skuadra e Istogut pret Ferizajn që kryeson renditjen tabelare me pikë të barabarta me Istogun e Prishtinën.
Ndeshja zhvillohet në palestrën "Karagaç" në Pejë, Istogaset kampione në fuqi të Kosovës synojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive dhe në qytet të kthehen me pikë të reja.
Ftojmë dashamirët e sportit që të shtunën të jenë në palestrën "Karagaçi"”, thuhet nga KHF Istogu. Nga ana tjetër merret vesh se Ferizaj përgatit një strategji të lojës komplikuese për vashat e Istogut.
“Përgatitet një formulë befasuese dhe është gjetur receta se si ndalen lojtaret Esma Muratoviq, Natalia Millatoviq, Suzana Ujkiq e Albina Rugovën. Një sistem më ndryshe i lojës”, tha një burim i afërt me klub.