Kabashi i përgjigjet Hasan Shalës, se ka apo jo të drejtë!

Hendboll

Kabashi i përgjigjet Hasan Shalës, se ka apo jo të drejtë!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2019 Në ora: 10:56
Kabashi i përgjigjet Hasan Shalës, se ka apo jo të drejtë!

Trajneri i Prishtinës (meshkujt), Taib Kabashi, i përgjigjet Hasan Shalës, kur thotë se i vjen për të vjellur kur sheh klubet të papërgatitura fizikisht dhe të paorganizuara.

“Shumë e vërtet, Hasan e di që je njohësi i mirë i hendbollit, para fillimit të kampionatit shumë ekipe kishin probleme me organizim dhe financa.

Pajtohem me ju se në Superligë janë vetëm 3/4 ekipe të organizuar, kemi shpresë se ligji i aprovuar për sponzorim do ti përkrah ekipet siç ishte rasti me KH Trepça, Kompania Missini ju doli në përkrahje dhe klubi nuk ka probleme organizative dhe financiare”, komenton Kabashi në shkrimin e Shalës.

Kabashi njihet si gjithmonë për guxim dhe deklarata korrekte, si dhe e pranon se vërtet hendbolli po kalon periudhë të vështirë.

Ndryshe Kabashi ka qenë edhe selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt), që i kishte dhënë frymë kombëtares atëkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat