Prishtina përplaset me Istogun e Esmës, Tinës, Natalisë e Albinës - Bota Sot
Prishtina përplaset me Istogun e Esmës, Tinës, Natalisë e Albinës

Hendboll

Prishtina përplaset me Istogun e Esmës, Tinës, Natalisë e Albinës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 11:27
Prishtina përplaset me Istogun e Esmës, Tinës, Natalisë e Albinës

Sonte në orën 18.00 do të luhet derbi i Superligës së Kosovës në konkurrencën  e femrave në hendboll, mes Prishtinës së pamposhtur dhe kampiones në fuqi, Istogu. 

Ballafaqimi luhet në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Në pesë javët e para Prishtina është me të gjitha fitoret, ndërsa Istogu ka 4 fitore e 1 humbje.
Prishtina renditet në vend të dytë me 10 pikë sa ka edhe liderja Ferizaj, ndërsa Istogu është në renditje i katërti me 8 sosh.

Hendbollistet me përvojë Aida Stagova e Mimoza Sefedini të Prishtinës do të përplasen në fushë me lojtaret kryesore të Istogut, Esma Muratoviq, Naltalia MIllatoviq, Albina Rugova dhe Tina Hetemi. Cila do të triumfojë në derbin e sotëm, gjithçka do të shihet pas 60 minutave lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat