Ferizaj dhe Istogu kryen detyrat e radhës 

Hendboll

Ferizaj dhe Istogu kryen detyrat e radhës 

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:31
Ferizaj dhe Istogu kryen detyrat e radhës 

Ferizaj vazhdon me fitore, e shtata rresht apo e 23-ta që nga themelimi i saj pa barazim e pa humbje në garat kampionale. Ato si mysafire e mposhtën me rezultat 41:31 Shqiponjën e Gjakovës, në takimin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.  

“Vazhdojmë me fitore. Skuadra jonë e zemrës KHF Ferizaj ka arritur edhe një fitore tjetër, duke mposhtur KHF Shqiponja me rezultat 31:41!

Vashat tona po vazhdojnë me paraqitje të shkëlqyeshme dhe mbetën lider në tabelë, pa asnjë humbje!”, thuhet nga KHF Ferizaj.

Kampionia në fuqi, Istogu, që ka trajner Faruk Shalën, me lehtësi e mposhtën me rezultat 40:23 “Jusuf Gërvallën” nga Deçani. Istogu dominoi lojën dhe pa problem triumfuan. Ferizaj dhe Istogu kryen detyrat e radhës. Ferizaj kryeson me 14 pikë, ka dy më shumë se Istogu në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat